Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s./Gazeta Alo/