Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftim të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.

Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s./Gazeta Alo/