Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat ditën e shtune pritet të shoqërohen me reshje shiu.

Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s./Gazeta Alo/