Fjalë Kyçe

Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për këtë javë.

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Përderisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.