Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Sipas IHMK-së, kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë.
“Gjithashtu edhe në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënie të theksuara, ku ditën e martë maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius”, bën të ditur IHMK-ja.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.