Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.