Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira të çrregullta dhe reshje shiu.

Kjo gjendje meteorologjike vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, njofton instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues do të mbetet drejtimi i juglindjes dhe shpejtësia maksimale e erës parashihet të arrijë deri 16m/s.