Gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik.
Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë ditës së shtunë pritet që të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe në shumë territore parashihet të bie shi.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.