Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar motin për ditën e sotme.
Sipas këtij Instituti, gjatë ditës së diele do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat e mbinormales, por masat e ajrit të cilat do të vijnë nga juglindja edhe pse të dobëta do të jenë aktive dhe do të krijojnë kushte për ajër të cilësisë së mirë.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.