Fjalë Kyçe

Ky mot do të mbizotëroj nesër në ditën e Bajramit

Ky mot do të mbizotëroj nesër në ditën e Bajramit

Vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore, transmeton Gazeta Metro.

Parashikohet që pas mesditës dhe orët vijuese të sjelli zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë shira në zonat Lindore dhe pjesën Qendrore, duke lënë Perëndimin në ndikimin e vranësirave të lehta e kalimtare.

Në orët e natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi deri 32 km/h, nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten ën të dyja vlerat ekstremale duke luhatur nga 11 gradë C deri në 28 gradë C.