Fjalë Kyçe

Lirohet serbi nga të gjitha akuzat për krime lufte ndaj shqiptarëve

Lirohet serbi nga të gjitha akuzat për krime lufte ndaj shqiptarëve

Milorad Zajic nga Klina, është liruar edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Zajic i cili po akuzohen nga Prokuroria Speciale se në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë së Jugosllavisë kishte marrë pjesë në luftimet afër fshatit Dush të Komunës së Klinës, kur ishin vrarë tre anëtarë pleq dhe të paralizuar të familjes Marmullaku.

Por, Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë ku thuhet se në mungesë faktesh, lirohet nga përgjegjësitë penale për krime lufte ndaj popullsisë civile Zajic.

“Gjykata e Apelit ka miratuar qëndrimin e mbrojtjes dhe të shkallës së parë gjyqësore se pohimet e dëshmitarëve sipas të cilave Milloradi ishte parë i uniformuar dhe i armatosur në vendin e vrasjes nuk mund të merren për bazë për të përcaktuar përgjegjësinë e tij për veprën penale që i vihej në barrë”, ka deklauar avokati Dejan Vasic për RTS, transmeton Gazeta Metro.

Zajiq ishte arrestuar më 19 mars të vitit 2018 në momentin kur ky kishte shkuar në polici për të denoncuar se i ishte plaçkitur shtëpia.