Fjalë Kyçe

Mos dilni pa çadra, ky është moti për sot

Mos dilni pa çadra, ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s./I