Fjalë Kyçe

Mot i ndryshueshëm, këto do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Mot i ndryshueshëm, këto do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira dhe reshje shiu.

Sipas institutit, reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s./Gazeta Alo/