Fjalë Kyçe

Mot i ndryshueshëm, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Mot i ndryshueshëm, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me temperatura deri në 7 gradë Celsius, shkruan Gazeta Alo.

Sipas IHMK-së, nuk parashikohen reshje të dendura, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s./Gazeta Alo/