Fjalë Kyçe

Mot i ndryshueshëm për këtë javë

Mot i ndryshueshëm për këtë javë

Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftim,