Fjalë Kyçe

Moti do t’ju befasojë edhe në vikend

Moti do t’ju befasojë edhe në vikend

Në fundjavë shumë ftohtë, të dielen borë e dobët. Acari i vërtetë vjen në fillim të javës

Gjatë ditës së shtunë, për shkak që nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, e nga dita e diel, pritet të fryejnë erëra mesatarisht të fuqishme, ku pritet që vlerat e indeksit të zbresin në normale dhe të mira.

5.01.2019 – Shumë ftohtë. Në mëngjes do të ketë kthjellime, e gjatë ditës vransirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje të dobëta bore.

6.01 – Ftohtë. Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

7.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vransira. Paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

8.01-9.01 – Të martën acar. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransirat shtohen. Ditën e mërkurë kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten nën vlera mesatare. Në fundjavë minimalet do të luhaten nga -9C deri në -4C, e maksimalet nga -2C deri në +2C. Në fillim të javës minimalet pritet të zbresin edhe deri në -11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C.

Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të rritet lart mbi vlera normale.