Fjalë Kyçe

Moti gjatë javës në Kosovë: Këtë ditë do të bie borë

Moti gjatë javës në Kosovë: Këtë ditë do të bie borë

Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, ku priten edhe të reshura shiu, Ndërkaq të mërkurën priten edhe reshje bore në viset malore.

Prishtina Weather njofton se temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale 0 gradë.

19.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

20.11.2019 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën pjesërisht vranët me reshje lokale shiu. Mundësi edhe për bubullimë. Në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-15m/s. Indeksi UV: 1.