Fjalë Kyçe

Moti, meteorologët shohin shenjat e verës

Moti, meteorologët shohin shenjat e verës

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike ky ciklon i cili po na mban “të robëruar” brenda një vorbulle të motit të fresket dhe jostabil do të dobësohet nga dita e enjte, kur pritet që të kemi lëvizjen e masave ajrore anticiklonike mbi rajonin tonë dhe gjithashtu edhe masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika

Veriore do të fillojnë të depërtojnë në drejtim të Gadishullit Ballkanik.

Anticikloni më të fund do të zgjerohet në drejtim të rajonit tonë duke larguar gradualisht masat ajrore të lagshta dhe të paqëndrueshme dhe kjo nënkupton përmirësimin e kushteve sinoptike, pra shumë më shumë diell dhe temperatura të larta. Temperaturat do të ngriten gradualisht nga e enjta, ndërsa në fundjavë ato maksimalet mund të arrijnë dhe në shumë rajone edhe të tejkalojnë shifren 30 gradë celsius, shkruan meteoballkan.

Duhet të durojmë edhe disa ditë me reshje të shpeshta dhe herë pas here edhe intensive shiu. Se a do të kemi mot tërësisht stabil dhe me diell apo do të na shoqërojnë rrebeshet lokale të pasditeve këtë nuk mundemi ta themi nga sonte me siguri të madhe prandaj më mirë po presim edhe pak dhe do tju lajmërojmë në postimet tona të ardhshme.