Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytetet kryesore të vendit.