Fjalë Kyçe

Moti nesër, i vranët dhe me reshje shiu

Moti nesër, i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës së nesërme moti do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për qytetet kryesore.