Fjalë Kyçe

Moti nesër, në mëngjes pritet të bie borë

Moti nesër, në mëngjes pritet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon se nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.