Fjalë Kyçe

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi IHK thotë se në visset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./”, thuhet në njoftim.