Fjalë Kyçe

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme. Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.