Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.