Fjalë Kyçe

Moti për dy ditët në vijim

Moti për dy ditët në vijim

Në vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.