Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.
Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, shkruan Gazeta Alo.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Gazeta Alo/