Fjalë Kyçe

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Një ciklon i fuqishëm dytësor që është formuar mbi Itali po kalon mbi rajonin tonë.

Me afrimin e këtij cikloni gjatë ditës së sotme në Kosovë do të fryjë erë dhe do të ketë reshje shiu dhe bore.

Në mbrëmje era do të pushojë, e priten kthjellime, ndërsa temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 5C deri 6C.

Në fundjavë do të ketë kthjellime, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.