Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave me presion labil atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tri ditët e para të javës parashihen të kenë më pakë reshje edhe atë nëpër territore të kufizuara, por nga enjëta, pritet që mbi vendin tonë të depërtoj një fronte vranësirash të dendura dhe jo stabile i cili me vete do të bartë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do ë fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.