Fjalë Kyçe

Mëngjese të freskëta, ditë të ngrohëta sot dhe fundëjava

Mëngjese të freskëta, ditë të ngrohëta sot dhe fundëjava

Nesër në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot stabil, tërësisht i kthjellët dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa mesdita mjaft e nxehtë.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të vazhdojë të mbajë mot tërësisht i kthjellët, stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe me mundësi për mjegull në disa lugina.

Fundjava do të na sjellë të pandryshueshëm , stabil, kryesisht të dhe mjaft të nxehtë për këtë periudhë kohore.

Fillimi i javës së ardhshme do të vazhdojë me mot të thatë por gjendja sinoptike do të fillojë të ndryshojë gradualisht. Anticikloni do të fillojë të dobësohet ndërsa nga veriu do të ketë depërtim të masave më të ftohta ajrore të cilat mund të kushtëzojnë edhe reshje shiu dhe bore në viset malore, por për detaje ende është mjaft herët të flitet.