Fjalë Kyçe

Moti befason me ndryshimet që sjell për dy ditët në vazhdim

Moti befason me ndryshimet që sjell për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se nesër do të mbaj mot me diell dhe vranësira të lehta.

Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit.

Të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasoj e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius.

Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Gazeta Alo/