Fjalë Kyçe

Moti për ditën e nesërme

Moti për ditën e nesërme

Një front i ftohtë që po kalon mbi rajon pritet të sjell mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së mërkurë, me mundësi të zhvillimit të shtrëngatave me shi.

Pas kalimit të frontit temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

Nga dita e enjte pritet të mbajë mot më stabil me kthjellime.

10.07.2019 – Më freskët. Herët në mëngjes mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Me kalmin e frontit që nga paraditja priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Më vonë pasdite kohëpaskohe reshje të dobëta shiu.

Në mbrëmje më ftohtë, ndërsa reshjet pritet të pushojnë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-15m/s. Indeksi UV: 3.

11.07.2019 – Mot kryesisht i kthjelltë dhe me diell. Në mëngjes më ftohtë. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 8.