Fjalë Kyçe

Ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme, e premte dhe e shtune.

Sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHMK thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.