Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Për pjesën e dytë të ditës së sotme parashihet të ketë kushte për formim të vranësirave të dendura, të cilat do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.

Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10-17 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur.