Fjalë Kyçe

Temperaturat ditëve në vijim do të arrijnë deri në 36 gradë

Temperaturat ditëve në vijim do të arrijnë deri në 36 gradë

Gjatë javës në vazhdim në vendin tonë do të mbajnë temperatura shumë të larta, gjatë së martës deri në 36 gradë, shkruan Gazeta Metro.

Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 18C, e maksimalet do të ngrihen deri në 35C, në Dukagjin edhe deri në 36C, e nga dita e mërkurë gradualisht do të zbresin në 30C deri 27C, ditën e premte.

Parashikimi i detajuar:

1.07 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

2.07 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

3.07-4.07 – Nxehtë, paradite kryesisht kthjellët. Orëve të pasdites priten zhvillime të vransira, e më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

5.07 – Paradite kryesisht kthjellët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m, e nga dita e mërkurë erë mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.