Fjalë Kyçe

Ky është moti për dy ditët në vazhdim

Ky është moti për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se në dy ditë në vazhdim do të ketë ndryshim të temperaturave, shkruan GazetaAlo.

Në ditën e mërkurë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius.

Ndërsa dita e enjte do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira si dhe parashihen edhe reshje të dobëta shiu.

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin prezent ditëve të fundit, janë duke u ç’vendosur

drejt veriut të kontinentit, për tu zëvendësuar me masa të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo

gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte,

vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu. Mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i

ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënoj vlera rreth zeros. Kjo si pasojë e prezencës së

masave të ajrit me origjinë nga veriu. Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga

drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e

ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale

parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius. Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në

fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të

shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.