Fjalë Kyçe

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do jetë në vlera të larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m.