Fjalë Kyçe

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat gjatë ditës së premte vende-vende do  të shoqërohen me reshje shiu.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat gjatë këtyre dy

ditëve do të ulën dukshëm, krahasuar me ditët e fundit.

Sipas institutit hidrometeorologjik temperaturat minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./Gazeta Alo/