Fjalë Kyçe

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vazhdim do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, transmeton Gazeta Alo.

Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius./Gazeta Alo/