Fjalë Kyçe

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të mërkurën mot i vranët dhe me intervale me diell, Vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile,

ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore,

ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.

Insituti hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius,

ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet

deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta

arrijë mbi 20m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike./Gazeta Alo/