Fjalë Kyçe

Në fundjavë shi dhe borë, javën e ardhshme më ftohtë

Në fundjavë shi dhe borë, javën e ardhshme më ftohtë

Ditëve të fundjavës dhe fillim të javës së ardhshme, vorbulla ciklonike nga Atlantiku do të depërtojnë në jug të rajonit tonë, që pritet të sjellin vranësira dhe të reshura shiu dhe bore. Ditën e shtunë priten reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.

Nga dita e diel, masa të ftohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të ftohtë në fillim të javës, e priten edhe të reshura bore. Reshjet e borës pritet të formojnë shtresë të konsiderueshme bore.

Megjithëse moti këto ditë pritet të jetë dinamik, vlerat e indeksi të kualitetit të ajrit do të mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e qarkullimit të mjaftueshëm ajror, kohëpaskohe mund të zbresin edhe në vlera të mira.

15.12 – Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes priten riga lokale shiu. Gjatë ditës reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë.

16.12 – Mot i ftohtë, i vranët, paradite me reshje bore. Gjatë ditës priten reshje lokale bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

17.12 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore.

18.12-19.12 – Të martën mot i ftohtë dhe me reshje bore kohëpaskohe. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Ditën e mërkurë, vazhdon mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, ku minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale të shtunën do të ngrihen deri në 7C, e ditëve tjera do të zbresin në 0C deri +2C.