Në Kosovë nesër do të ketë reshje shiu e bore, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të bie vetëm borë”, thuhet në komunikatë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2- 3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.