Fjalë Kyçe

Nesër moti i vranët, të enjten shi e borë

Nesër moti i vranët, të enjten shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Ndërsa të enjten parashihet të ketë reshje shiu dhe bore në viset malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.