Fjalë Kyçe

Nesër, reshje shiu e bore në Kosovë

Nesër, reshje shiu e bore në Kosovë

Në vendin tonë nesër do të mbajë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira , por jo edhe kushtet agrometeorologjike , pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte).”, thuhet në njoftimi e IHMK-së.