Fjalë Kyçe

Ngriten temperaturat: Ky është parashikimi i motit për nesër

Ngriten temperaturat: Ky është parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, ditë e premte.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit.

“Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele (22 mars 2020)”, përfundon njoftimi.