Fjalë Kyçe

Ngriten temperaturat: Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Ngriten temperaturat: Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Në ditët e ardhshme ngrohtë dhe me diell. Në fundjavë ftohtë dhe me shi. Në vise kodrinore-malore borë

Ditëve në vijim fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore që po shtrihen mbi rajon do të kushtëzojnë mot tipik pranveror, të ngrohtë dhe me diell. Temperaturat maksimale vende-vende do të rriten edhe mbi 20C, bën të ditur Prishtina Weather.

“Mirëpo në fundjavë, një sistem frontal me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjell mot më të ftohtë, me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Në vise kodrinore-malore me borë”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PW, cilësia e ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 12-16 mars:

12.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

13.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell..

14.03-15.03 – Ditën e shtunë më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe riga lokale shiu. Në mbrëmje vranët dhe me reshje të dobëta shiu. Të dielën ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu. Në vise kodrinore-malore borë.

16.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 18C deri në 21C, ndërsa në fundjavë do të zbresin në 5C deri 11C.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e në fundjavë erë mesatare nga verilindja 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e nga fundjava do të shënojë rritje.