Fjalë Kyçe

Paradite shi e pasdite diell: Ky është moti për nesër

Paradite shi e pasdite diell: Ky është moti për nesër

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm në Kosovë, në pjesën e parë të ditës me reshje shiu, kurse pasditja me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në pjesën e parë të ditës në shumë vende do të bie shi, ndërsa pasdite me intervale të shkurta me diell”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Tutje thuhet se Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-7m/s.