Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit në Kosovë, priten shtërngata shiu

Parashikimi i motit në Kosovë, priten shtërngata shiu

Java në vijim do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, me vransira dhe me shi, e kohëpaskohe edhe me zhvillime të shtrëngatave me shi. Kjo, si rrjedhojë e një depërtimi të një vorbulle ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe mbi rajonin tonë. Derisa nga veriu masa të ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të zbresin lehtë temperaturat nën vlera mesatare.
Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, prandaj nëpër lokalitete edhe paraqiten mundësi për përmbytje nga të reshurat.
13.05 – Kryesisht vranët, herë-herë me erë. Ditën dhe në mbrëmje reshje shiu kohëpaskohe. Mundësi edhe për bubullimë.
14.05 – Kryesisht vranët dhe me shi. Ditën priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet do të jenë intenzive.
15.05 – Kryesisht vranët, paradite reshje lokale shiu. Ditën shtrëngata të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
16.05-17.05 – Të enjten, pjesërisht vranët, pasdite reshje lokale shiu me mundësi për bubullima. Ditën e premte, vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nga 15C deri në 18C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-13m/s
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.