Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik njofton se fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore.

Dita e martë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius.

Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.