Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shi dhe rënie të temperaturave sot mbi vendin tonë.

Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje meteorologjike po kushtëzon mot me vranësira të dendura, të cilat po shoqërohen me reshje shiu.

Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjithashtu edhe në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënie të theksuara, ku ditën e sotme maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius.