Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të kemi mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët, kryesisht ditën e martë dhe të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.